zoom

Slider

Kristjan Asllani protagonist te Interi: Duhet të vazhdojmë së bashku, Çalhanoğlu më ndihmon shumë

Kristjan Asllani protagonist te Interi: Duhet të vazhdojmë së bashku, Çalhanoğlu më ndihmon shumë

Mesfushori i kombëtares Kristjan Asllani, e justifikoi në mënyrë më të mirë të mundshëm besimin që i dha trajneri Inzaghi duke e aktivizuar në vendin e Çalhanoğlu në minutën e 75-të.

Asllani, i cili ishte protagonist në golin e fitores 1-0 ndaj Romës për mikrfonin e “Inter TV”, u shpreh se ishte një triumf i rëndësishëm.

“Nuk është kurrë e lehtë të hysh në fushë kur kanë mbetur pak minuta dhe rezultati është 0-0. Fatmirësisht ia pasova topin Di Marco-s edhe më pas erdhi goli i Thuram. E zotëruam topin nga fillimi në fund, duhet të vazhdojmë kështu. Si grup jemi gjithmonë bashkë, Çalhanoğlu më ndihmon në çdo seancë stërvitore. Ne duhet të vazhdojmë së bashku dhe objektivat me siguri do të vijnë. Duhet të vazhdojmë ndeshje pas ndeshje, ka ndeshje në të cilat jemi më të lodhur. Ne duhet të ecim përpara në këtë mënyrë”, deklaroi Asllani. /zoom.al/