zoom

Lajme

“Kristian, mos luaj me dy porta”/ SPAK çon për gjykim kryebashkiakun e PS në Vaun e Dejës

“Kristian, mos luaj me dy porta”/ SPAK çon për gjykim kryebashkiakun e PS në Vaun e Dejës

SPAK ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun e PS-së në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli dhe ka bërë kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim. Ky zhvillim vjen pak ditë pasi Shkrelit iu komunikua akuza për korrupsion në zgjedhje.

Shkreli u mor zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme më 3 tetor, me akuzën se bleu vota për Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në muajin maj, atij iu sekuestrua celulari me vendim të GJKKO-së. Po kështu, në kuadër të të njëjtit hetim, SPAK sekuestroi edhe celularët e eksponentëve të tjerë të PSD-së, që dyshoheshin se ishin përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitblerjes së votës në qarkun e Shkodrës.

Një javë para votimeve, kryebashkiaku socialist ra pre edhe e thumbimeve të kryeministrit Rama, i cili iu drejtua me fjalët: Kristian, mos luaj më dy porta Kristian.

Kërkesa për kalimin ose jo në proces gjyqësor të çështjes së Shkrelit, tanimë do të shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj./ Zoom.al

Postime të lidhura