Aplikacion
Teksa Shqipëria po përballet me reshje të dendura dëbore, që kanë vështirësuar dukshëm qarkullimin në shumë akse rrugore, reagimet e qeverisë dhe denoncimet e qytetarëve duket se po përdorin dy narrativa krejt të ndryshme.
Shumë qytetarë kanë postuar në rrjetet sociale video dhe pamje të rrugëve të mbuluara me borë dhe akull, duke shfaqur situata, ku qarkullimi bëhet i rrezikshëm dhe ku disa segmente janë pothuajse të paralizuara, sipas dëshmive vizuale që qarkullojnë në Instagram dhe Facebook nga përdorues të ndryshëm.

Propaganda

Realiteti
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë publikojnë në rrjetet sociale pamje dhe mesazhe optimiste, ku propagandojnë pretendimin se makinat për pastrimin e borës dhe akullit janë në terren dhe se situata është nën kontroll, duke apeluar madje për qetësi dhe respektim të rregullave të trafikut.

Këto postime duken si një përpjekje për të fshehur situatën, pavarësisht kritikave të ashpra të qytetarëve për kushtet e vështira të trafikut dhe mungesën e masave efektive në terren.
Sipas raportimeve në media, në mbarë vendin ka bllokime të pjesshme të akseve, probleme me furnizimin me energji dhe vështirësi për lëvizje të automjeteve, sidomos në zonat malore dhe në akset kryesore kombëtare.
Ky kontrast midis komunikimit zyrtar dhe realitetit të përditshëm në terren nxjerr në pah një tension mes mënyrës se si qeveria përpiqet të prezantojë situatën dhe perceptimit kritik të qytetarëve në rrjetet sociale, të cilët denoncojnë mungesë koordinimi dhe zgjidhje efektive të problemeve të shkaktuara nga moti i keq./ Zoom.al