Aplikacion
Nj 14-vjeçare në Korçë ka tentuar sërish të hidhet nga kati i tretë i pallatit ku jeton me familjen e saj.
Sipas informacionit, vajza është pikasur në momentin kritik nga një banor i lagjes, i cili ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arritur ta parandalojë ngjarjen.
Rasti nuk është i pari për të miturën, e cila edhe më herët ka tentuar vetëhedhjen nga i njëjti objekt, por është shpëtuar pas ndërhyrjeve të rastit ose të policisë. Po ashtu, raportohet se në disa raste të mëparshme ajo ka marrë ndihmë mjekësore të specializuar, por situata e saj ka vijuar të përsëritet./ Zoom.al


