Aplikacion
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar kontrolle në burgjet e Durrësit, Shkodrës dhe Peqinit, ku janë gjetur disa telefona celularë dhe pajisje të tjera teknologjike që të dënuarit i kishin në qelitë e tyre.
Konkretisht, gjatë kontrolleve të ushtruara në Burgun e Shkodrës, gjatë kontrollit fizik të të paraburgosurit G.Z., është konstatuar dhe sekuestruar 1 aparat celular i tipit “iPhone” së bashku me karikuesin. Gjithashtu, në ambientet e përbashkëta të këtij burgu janë gjetur edhe 2 aparate celularë të tjerë të tipit “iPhone”.
Ndërsa gjatë kontrolleve të ushtruara në godinat e banimit dhe ambientet e përbashkëta në Burgun e Peqinit, në ambientet e dusheve janë gjetur dhe sekuestruar 2 aparate celularë: 1 celular “Samsung” ngjyrë e bardhë dhe 1 celular “Redmi” ngjyrë e zezë.
Nga kontrollet në Burgun e Durrësit, në ambientet e brendshme të godinës “A”, në dhomën ku banojnë të paraburgosurit G.A., N.B., E.C. dhe M.Ç., është gjetur një aparat celular i tipit iPhone, ngjyrë e zezë, poshtë jastëkut të të paraburgosurit E.C., i cili ka pranuar se aparati celular ishte në pronësi të tij.
Po në godinën “A”, gjatë kontrollit janë gjetur edhe dy USB, për të cilat janë kryer procedurat përkatëse të sekuestrimit dhe administrimit si sende të ndaluara.
Këto janë kontrollet e disa të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilat vazhdimisht zbulojnë pajisje të palejuara në institucionet e vuajtjes së dënimit në vendin tonë.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit