Aplikacion
Gazetari Flamur Nezaj ka bërë deklarata të forta lidhur me takimet e personazheve të njohura me të dënuar të botës së krimit brenda burgjeve shqiptare. I ftuar në emisionin e Blendi Fevziut, ai tha se disa vajza të njohura të ekranit dhe rrjeteve sociale janë futur në ambientet e burgjeve kundrejt pagesave të konsiderueshme financiare.
Sipas Nezajt, bëhet fjalë për rreth 14 vajza, të cilat, sipas tij, nuk kanë pasur lidhje bashkëjetese apo martese me personat që kanë takuar në burg.
“Diku tek rreth 14 vajza nuk kanë lidhje bashkëjetese apo martese me personazhe të botës së krimit që janë takuar brenda në burgje. Të gjitha janë vajza të njohura të cilat janë pjesëmarrëse në reality show, që janë të njohura në rrjete sociale apo pjesë e botës së medias, të cilat janë takuar për interesa të caktuara”, u shpreh gazetari.
I pyetur nga Blendi Fevziu se si rekrutohen këto vajza, Nezaj deklaroi se gjithçka nis nga kërkesat e personave të fortë brenda burgjeve.
“Mesa kam informacion është dëshira e atyre të fortëve brenda burgut për të takuar personazhe të njohura dhe ua bëjnë kërkesë shokëve apo miqve që kanë jashtë: ‘Ma sill x apo y në burg kundrejt përfitimeve financiare’”, tha ai.
Ndërsa lidhur me pagesat, gazetari deklaroi se shumat variojnë nga disa mijëra deri në dhjetëra mijëra dollarë.
“Variojnë minimumi 3 mijë dollarë, por mund të shkojnë edhe 10-15 mijë dollarë. Personat që kanë shkuar në burg, ndonjëherë ka qenë person tjetër në fytyrë dhe tjetër në dokument. Janë të identifikuara të gjitha vajzat. Asgjë nuk bëhet pa bashkëpunimin e burgut”, deklaroi Nezaj.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit