Aplikacion
Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur me 30 mln lekë (të vjetra) kompaninë që furnizon me naftë aeroportin e Tiranës.
Sipas AK-së kjo ka ndodhur sepse “Air bp Albania” nuk ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm për funksionimin e marrëveshjes që ka me TIA.
Kjo është hera e dytë që Konkurrenca heton këtë kompani dhe e disata herë që ajo heton dhe gjobit nënkontraktorë të aeroportit të Tiranës, por asnjëherë vetë atë.
Si kompania kryesore që lidh këto kontrata, TIA, administruar nga Kastrati Group, duket të jetë ajo që lejon abuzimet dhe krijon hapësira për shkelje të tilla duke shfrytëzuar pozitën e saj monopolistike në vend.
Autoriteti i Konkurrencës, ndonëse mban këtë emër nuk ka tentuar kurrë të marrë masa monitoruese ndaj koncesionarit Kastrati, por vetëm me derivatet e saj.