zoom

Aktualitet

Sherr me grushte e sende të forta për pronësinë tek “Kepi i Rodonit”, arrestohet Mark Frroku

Ish-deputeti Mark Frroku është arrestuar nga policia së bashku me 7 persona të tjerë pas një sherri për një sipërfaqe toke tek “Kepi i Rodonit”.

Raportohet se konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Gjithashtu edhe banorët pretendojnë se e kanë certifikatë pronësie po për këtë pronë.

Fillimisht ata janë dhunuar me grushte dhe më pas sherri ka agravuar në përdorimin e sendeve të forta. Gjithashtu sipas policisë është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri.

Pas sherrit u arrestuan 8 persona, mes tyre ish-deputeti për veprat penale plagosje e rëndë me dashje dhe kanosje.

Njoftimi i policisë:

Në zonën e Kepit të Rodonit, disa banorë të fshatit Shetaj, konkretisht shtetasit B. K., E. R., Y. R. dhe O. R. janë konfliktuar me sende të forta, me përfaqësues të kishës katolike, shtetasit N. S., M. F., M. L. dhe P. D.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri.

Si pasojë e konfliktit me sende të forta kanë pësuar dëmtime të lehta disa nga shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore, janë shoqëruar bashkë me shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt, me qëllim kryerjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit të sotëm. Sqarojmë se në lidhje me pretendimet e palëve për certifikatën e pronësisë, nga ana e Policisë janë referuar disa herë materialet në Prokurori, për konfliktet që ka patur herë pas here, mes palëve