zoom

Slider

Kompanitë e huaja të basteve kuotojnë Shqipërinë si favorite ndaj Moldavisë

Kompanitë e huaja të basteve kuotojnë Shqipërinë si favorite ndaj Moldavisë

Skuadra kuqezi pothuajse e ka siguruar kualifikimin për EURO 2024, që zhvillohet verën e ardhshme në Gjermani. Kombëtares i mjafton vetëm një pikë në dy ndeshje.

Ashtu siç pritej, duke parë formën e mirë që Kombëtarja shqiptare po kalon në këtë fushatë kualifikuese, edhe kompanitë e basteve shohin si favoritë kuqezinjtë në përballjen me Moldavinë.

Një fitore e Shqipërisë kuotohet me koeficientin 1.80, ndërsa barazimi shkon në 3.45.

Sipas kompanive të huaja, një fitore për vendësit vlerësohet 4.70, ndërsa 2.25 është kuota e shënimit të 3 golave. /ZOOM.AL/