Aplikacion
Një postim i Taulant Ballës mbi depozitimin e projekt-rezolutës në Kuvend për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si shtet sponsor të terrorizmit ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
Në komente, qytetarë të ndryshëm kanë ironizuar nismën, duke e cilësuar si të panevojshme dhe duke kërkuar që politika shqiptare të fokusohet si fillim te çështjet rajonale.
“Pse nuk e miratoni në Kuvendin e Shqipërisë Rezolutën për Gjenocidin Serb në Kosovë?”- shkruan një komentues, ndërsa të tjerë kanë përdorur tone kritike dhe sarkastike ndaj nismës në fjalë.


Debati online ka vijuar i ndezur, duke reflektuar revoltën e opinionit publik lidhur me prioritetet e politikës së jashtme të Shqipërisë./ Zoom.al
Identifikohen viktimat e aksidentit në Sauk, të dy shtetas të huaj