zoom

Lajme

Kodi penal/ Rama nuk tërhiqet: Problemi i lirisë në Shqipëri nuk është drafti, por abuzimi me lirinë

Kodi penal/ Rama nuk tërhiqet: Problemi i lirisë në Shqipëri nuk është drafti, por abuzimi me lirinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot në platformën X lidhur me debatet dhe kritikat e shumta mbi draftin e ri të Kodit Penal.

Reagimi i tij vjen pas shqetësimeve të ngritura nga aktorë politikë, shoqëria civile dhe përfaqësues të medias, të cilët e kanë cilësuar draftin si një tentativë për të kufizuar lirinë e shprehjes dhe të veprimtarisë opozitare.

Rama ironizoi kritikët, duke shkruar:

“Të alarmuarit nga drafti i Kodit të ri Penal dhe gojëmbyllja me ligj e forcave liridashëse politike dhe mediatike, mbase duhet të kujdesen që të mos ekspozohen shumë në diell.”

Ai shtoi se drafti nuk është një vendim i përfunduar, por një dokument i hapur për konsultim:

“Drafti i ekspertëve të nderuar të fushës është prezantuar publikisht pikërisht për të mbledhur në mënyrën më demokratike dhe transparente të mundshme të gjitha opinionet rreth tij.”

Kryeministri nënvizoi se shqetësimi real për lirinë në Shqipëri nuk qëndron te draftet apo qeverisja, por te mënyra si përdoret liria nga disa individë dhe grupe:

“Hëpërhë problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti i kodit të ri jo e jo, po masa domethënëse e atyre që e përdorin lirinë vetëm për të bërë sherr e shamata për mungesën e saj.”

Drafti i ri i Kodit Penal është ende në fazën e diskutimeve publike dhe pritet të kalojë në filtra të mëtejshëm institucionalë përpara miratimit eventual në Kuvend. Zoom.al/

Postime të lidhura