zoom

Bota

Kina shpall veten fituese të “Tokyo 2020″/ Televizioni shtetëror gënjen për numrin e medaljeve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dolën vendi me më shumë medalje nga Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

SHBA mori 39 medalje ari, 41 medalje argjendi dhe 33 bronzi për një total prej 113 medaljesh.Kina fitoi 38 medalje ari, 32 medalje argjendi dhe 18 medalje bronzi për një total prej 88 medaljesh.

Pavarësisht këtij rezultati, Kina nuk dënjoi të gënjente brenda shtetit të vet duke e shpallur veten kampione. Ajo vendosi të shtonte numrin e medaljeve të fituara.

Duke shtuar medaljet e Hong Kongut dhe Tajvanit, numri i medaljeve të pretenduara nga Kina u rrit në 41 ari, 37 argjendi dhe 27 bronzi me 106 medalje në total. Megjithatë edhe ky numër i rendit ato të dytët.Disa imazhe të modifikuara madje tregojnë Kinën që pretendon medalje nga Macau duke u dhënë 42 medalje ari, sipas Taiwan News.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar njeh Hong Kongun dhe Tajvanin – referuar si Taipei Kinez nga IOC si e pavarur nga Kina.Tajvani zuri vendin e 34 -të në Lojërat Olimpike me 2 medalje ari, 4 medalje argjendi dhe 6 medalje bronzi për gjithsej 12.