zoom

Slider

(VIDEO) Prezervativi e ndihmoi të fitonte medalje/ Atletja i çuditi të gjithë në Tokio 2020

Atletja australiane Jessica Fox gjeti një mënyrë shumë të çuditshme për të ndihmuar veten në një moment të vështirë. 27-vjeçares iu desh të dilte në planin B për të riparuar kanoen e saj në kohën kur garonte në finale e sllallomit K1.

Edhe pse me 1001 peripeci, ajo mori medaljen e bronxtë duke mbyllur kështu Lojërat Olimpike me dy medalje, pasi më parë kishte fituar medaljen e artë kur garonte në C1 individualisht.

Ishte vetë Fox që ndau në rrjete sociale një video pasi mbaroi gara, ku tregoi se si e kishte përdorur kondomin për të riparuar mjetin e saj.

“Vë bast se nuk e dinit që prezervativët mund të përdoren dhe për këtë. Ata kanë shumë elasticitet dhe janë shumë të fortë”, shkruan Fox në postimin e saj.