zoom

Sport

Qitësi iranian ne Tokio 2020 është terrorist? Plasin polemikat

Armë, arë dhe luftëra diplomatike. Triumfi i Javad Foroughi në pistoletën 10 metra është bërë i verdhë.

41 vjecari Iranian është pjesë e Trupave të Gardës së Revolucionit Islamik – të njohur më mirë si Ruajtësit e Revolucionit-, i cili është përfshirë në listën e grupeve terroriste të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga viti 2019.

‘’Si mundet një terrorist të fitojë medalje ari? Kjo është gjëja më absurde dhe qesharake ‘’tha qitësi Korean Jin Jong-uh kundër IOC e cila e lejoi gardistin revolucionar Iranian të konkurrojë në Lojërat Olimpike.

Protestat

Ankesat e tjera erdhën nga ‘’United for Navid’’, shoqata e krijuar pas  ekzekutimit të luftëtarit Iranian Navid Afkari, fajtor pasi protestoi kundër regjimit : shoqata pyeti komisionin e etikës së IOC të fillonte investigimin, duke cilësuar se Komiteti Ndërkombëtar Olimpik është bërë ‘’bashkëpunëtor në promovimin e terrorizmit dhe krimet kundër njerëzimit’’.

Fjala është shumë e rëndë : ‘’41 vjecari Foroughi është një anëtar afatgjatë i organizatës terroriste. ‘’The Revolutionary Guards’’  kanë histori për dhunë dhe  jo vetëm vrasjen e njerëzve Iranianë,por gjithashtu njerëz të pafajshëm në Siri,Irak dhe Lebanon.’’ . Por IOC i kërkoi aktivistëve që të sjellin prova se Foroughi është një anëtar i ‘’ Trupave të Gardës së Revolucionit Islamik’’