zoom

Sport

Atletes Bjelloruse i ofrohet vizë humanitare pas polemikave rreth qëndrimit të saj në Tokio

Një atlete olimpike nga Bjellorusia është dëbuar, menjëherë pasi u ankua publikisht për ekipin e saj kombëtar. Krystsina Tsimanouskaya do të duhej të konkurronte në garën 200 metra.Por pasi postoi një video ku thoshte se e kishin futur në një garë tjetër, atletes iu kërkua të paketonte valixhet dhe të nisej drejt Bjellorusisë. Ajo është dërguar në aeroport, por nuk ka pranuar të largohet, ndërsa fluturimi ka vijuar pa të. Për këtë arsye atletja i ka bërë thirrje Komitetit Olimpik Ndërkombëtar të ndërhyjë pasi sipas saj po I bëhët një padrejtësi e madhe. “Më hoqën nga ekipi sepse u shpreha në Instagram për neglizhencën e trajnerëve tanë”, tha ajo për mediat e huaja. Nga ana tjetër Ekipi Olimpik i Bjellorusisë I mohoi akuzat e saj dhe deklartoi se atletja u hoq nga skuadra për shkak të gjendjes së saj të ngarkuar emocionale dhe psikologjike.

Tashmë asaj i është ofruar vizë humanitare nga Polonia dhe Çekia. /ABC News