zoom

Të gjitha

Kim Kardashian ‘thyen’ rrjetin/ Ylli ekspozon të pasmet në…

Tetë vjet pas kopertinës së revistës ‘Paper’, ku u shfaq nudo, ylli i realitetit po nxjerr sërish të pasmet e saj por këtë herë për intervistën e saj më të fundit.

41-vjeçarja, do të kryesojë në numrin e revistës së shtatorit 2022 të titulluar “American Dream” me një veshje tërësisht xhins nga Bottega Veneta, xhinset e saj të zbërthyera dhe të ulura poshtë duke treguar totalisht të pasmet e saj

Më pëlqeu,” u shpreh Kim për revistën.

“Kjo është ajo që unë bëj. Unë bëj më të mirën kur i injoroj dhe bëj atë që dua. Pra, jam e kënaqur që ia dolëm.”

Kardashian, e cila i ka lyer flokët bionde që në daljen e saj si Marilyn Monroe në Met Gala 2022 në maj, e mbajti sërish pamjen për fotosesionin, madje i zbardhi edhe vetullat.

“Unë mendoj se biondet argëtohen më shumë,” i tha ajo kryeredaktorit të intervistës, Mel Ottenberg. “Unë thjesht ndihem ndryshe.”

Themeluesja e ‘Skims’ pozon e veshur me një choker të zezë Guçi me thumba, të brendshmne të stampuar flamurin amerikan të kombinuar me një xhaketë lëkure të zezë Saint Laurent dhe një bluzë të bardhë klasike me xhinse të gjera, të dyja nga Bottega Veneta.