Aplikacion
Mediat serbe raportojnë se si pasojë e përplasjeve mes protestuesve dhe KFOR, kanë mbetur të plagosur 2 serbë, një prej të cilëve raportohet të jetë plagosur me armë zjarri.
Gjendja e tij paraqitet e rëndë.
Situata u tensionua kur protestuesit nisën të hedhin në drejtim të kordonit të KFOR mjete piroteknike, çka bëri që KFOR të përgjigjet me gaz lotsjellës.
Raportohet se të lënduar kanë mbetur edhe ushtarë të forcave të NATO-s.
Disa autoambulanca janë parkuar në qendër të qytetit dhe mjekët u japin ndihmën e parë të lënduarve nga gazi lotsjellës.
Lindita Nikolla hap tender 45 mijë euro për të rregulluar 3 Mercedezë të prishur të qeverisë