Aplikacion
Ashtu si çdo vit tjetër edhe këtë herë, fituesi i çmimit të parë të këngës Magjike ka nxitur debate dhe pakënaqësi.
Ishin Rozana Radi dhe Sany Dimitri ata që u shpallën fitues të “Kënga Magjike 2024” me këngën e tyre “Akoma,” duke fituar pikët maksimale nga juria, artistët pjesëmarrës dhe publiku.
Ky rezultat ka shkaktuar debat të gjerë, me shumë zëra që kundërshtojnë fitoren e tyre, pjesa më e madhe e të cilëve shprehen kundër këngëtarit grek.
Një pjesë e publikut thekson se kishte artistë të tjerë me performanca më të fuqishme.
“Kemi këngëtarë shqiptarë me super vokale dhe vjen një grek të marrë çmimin e parë. Vetëm te ‘Kënga Magjike’ ndodh kjo. Kishte këngëtarë që kënduan shumë më mirë. Turp,”- shkruan dikush.
Një tjetër argument që ka marrë vëmendje është pretendimi se një artist shqiptar nuk do të kishte fituar në një festival të ngjashëm në Greqi. Kjo ka ngritur pyetje mbi mënyrën e vlerësimit dhe kriteret e festivalit.
Ndërkohë, Arilena Ara ka hedhur “benzinë në zjarr” me një postim ironik në Instagram, duke ndarë një histori që shkruante:
“Natën e mirë vetëm për @arilenaaraa, që ua merr çmimin pa qenë fare prezente. Jam krenare për ty, diva ime, ti di si të bësh histori!”./ Anabel