zoom

Lajme

Kënga Magjike/ Arilena Ara i përgjigjet Ardit Gjebreas: Gëzojmë shëndet si kurrë më parë!

Kënga Magjike/ Arilena Ara i përgjigjet Ardit Gjebreas: Gëzojmë shëndet si kurrë më parë!

Arilena Ara reagoi për herë të parë pasi ajo dhe Pirro Çako u tërhoqën nga nata finale e Këngës Magjike.

Moderatori Ardit Gjebrea shpjegoi se kjo ndodhi për shkak të një problemi shëndetësor të Pirro Çakos.

“E dëgjoni zërin tim? Edhe unë jam ftohur, por të paktën nuk do të këndoj. Për fat të keq, edhe Pirro është paqejf dhe për sa kohë që është në duet, më vjen keq që nuk do të jetë ky duet sonte në festival, por sëmundjes nuk ke ç’i bën”, tha Ardit Gjebrea.

Por në mesazhin e saj falenderues për fansat, Arilen Ara i kthen përgjigje Ardit Gjebreas, duke nënvizuar që ajo dhe Pirro Çako gëzojnë shëndet të plotë.

Reagimi i plotë i Arilena Arës:

Përjetësisht “Zero Gradë”. Përjetësisht falenderuese për kryeveprën që Pirro Çaku më dhuroi mua dhe gjithë publikut shqiptar dhe për ftesën që patëm për ta performuar së bashku.

Përjetësisht mirënjohëse për JU!
Ju që na dëgjuat, na komentuat, na duartrokitët!

Mirënjohëse për kujdesin, dashurinë, emocioni, mbështetjen, afeksionin ndaj nesh dhe këngës sonë, duke na bërë të shkrinim akujt e garës. Urojmë që gjithë ky suport e kujdes ndaj nesh t’ju kthehet veç në dashuri e shëndet, të cilat i gëzojmë të dy si kurrë më parë. Deri në takimin tjetër: “PLOT gradë” dashuri për ju!

Postime të lidhura