zoom

Lajme

Këlliçi akuza të forta drejtuesve socialistë të qarqeve: Përveç njërit…

Belind Këlliçi i cili do të “luftojë” në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme, ka hedhur akuza të forta ndaj kundërshtarëve socialistë.

Nga studio e “Opinion” ai e ka quajtur një bandë dhe grup të strukturuar kriminal, grupin drejtues të qarqeve për Partinë Socialiste për zgjedhjet e 2025-ës.

Por Këlliçi ka përjashtuar nga lista vetëm njërin prej emrave, atë të Pandeli Majkos. Sipas tij, Majko është më pak i fajshëm se të tjerët.

Këlliçi ka renditur me emra socialistët duke nisur nga Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali të cilët i ka akuzuar për çështjen e inceneratorëve.

“Ogerta Manastirliu në 19 Shkurt të këtij viti ka qenë për 2 orë në SPAK dhe është pyetur për çështjen e sterilizimit, një nga çështjet më të diskutuara se a do ta mbajë Beqaj apo Manastirliu këtë faj. Arbjan Mazniku në 22 Korrik u thirr 2 orë në SPAK për dosjen 5 D, në vetë zbardhjen e vendimit të Apelit të Posaçëm rezulton se titullari i autoritetit kontraktor në gjysmën e tenderave të 5 D është zotëria në fjalë. Belinda Balluku është thirrur 3 orë në SPAK për rolin e saj si titullar i autoritetit kontraktor në inceneratorin e Tiranës, ka dhënë sqarimet e saj. Dhe unë kam dhënë sqarime për disa shkresa që zonja në fjalë ka bërë publike. Mos harroni 2 skandalet e mëdha, tuneli i Llogarasë, me tek goditje janë vjedhur 50 mln Euro dhe mos harroni problemin e madh Thumanë-Kasharin dhe mos harroni anijet Tigri 1 dhe Tigri 2 në Vlorë. Taulant Ballën nuk ka njeri që nuk e njeh që është i përfshirë në dosjen Toyota Yaris, është i përfshirë dhe në dosjen e prokurorit të Vlorës dhe e dini pse është ndaluar publikimi i dosjes, përfshihet emri i tij dhe i gjyqtarëve. Shumë shpejt do ja dëgjoni bëmat, njeriu më i lidhur mbase me bandat në Shqipëri prej 2 dekadash. Emirjana Sako e ka falimentuar buxhetin e Durrësit. Benet Beci që i takon ta ketë Benet Bajrit. 184 më lart, Ulsi në Lezhë dhe përballë Ulsiut ke Gjekmarkajn. Ky dhe Gjekmarkaj. Edhe Peleshi është thirrur në SPAK për afera. Mirela Kumbaro ka rreth 23 dosje që janë të depozituara në SPAK dhe po hetohen si çështje. Blendi Çucin e ke për skandalin e Kombinatit të Poliçanit, dhe ky është thirrur në SPAK. Kjo është banda dhe grupi i strukturuar kriminal që drejton fushatën e PS-së.”-ka vijuar më tej Belind Këlkiçi.