zoom

Slider

Keko me super gol i jep fitoren Partizanit, Skënderbeu ndal Egnatian

Partizani ka marrë një fitore të vuajtur 1-0 kundër Teutës në një ndeshje emocionuese.

Durrsakët shpërdoruan një 11 metërsh me anë të Filit në minutën e 34’, i cili i kushtoi shumë skuadrës.

Ndeshja u vendos në minutën e 2-të shtesë, kur Albers Keko e dërgoi topin në rrjetë dhe i dha fitoren Partizanit.

Tashmë kampionët në fuqi janë në pikë të barabarta me Egnatian e vendit të parë, por kanë një ndeshje më tepër në dispozicion për të zhvilluar.

Skënderbeu tronditi Egnatian e Tetovës duke barazuar në sekondat e fundit 1-1 për të marrë një pikë me vlera. /zoom.al/