zoom

Politikë

KAS rrëzoi ankimimet e PD për Tiranën, Durrësin e Shkodrën, Logu: Marrin urdhra nga telefoni

KAS rrëzoi ankimimet e PD për Tiranën, Durrësin e Shkodrën, Logu: Marrin urdhra nga telefoni

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve është zotuar në një deklaratë për mediat se kjo forcë politike do t’i shkojë procesit të denoncimit për vjedhjen, sipas tyre, të votave deri në fund.

Deklarata e Logut vjen pasi KAS rrëzoi anikimimet e PD për tre qarqe, në Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Logu tha se anëtarët e këtij Komisioni i marrin urdhëra politikë në celularët e tyre, “qoftë nga Rama, Balla apo Gjiknuri.”

“Nga PD janë vendosur në dispozicion të KAS materiale voluminoze për këto qarqe dhe prova të shumta q faktonin shkelje të rënd atë ligjit. Duke pasur parasysh numrin e madh të shkeljeve, provave që ne i vumë në dispozicion KAS, pritëm që ky komision të zbatonte ligjin dhe të shmangte zbatimin  urdhrave politike që i vijnë në telefonat e tyre përpara vendimeve të rëndësishme. Lidhur me qarkun e Tiranës, sikurse dhe për Durrësin dhe Shkodrën, kërkesat tona për prova shtesë u rrëzuan. Ne kemi paraqitur fakte se si votat u blenë nga drejtues të lartë të PS në bashkëpunim me elementë të krimit të organizuar. Në Durrës ishin ngritur struktura për blerje votash, edhe në Shkodër po ashtu. Është fakt i provuar se burimet shtetëror enë Shkodër, Durrës e Tiranë u përdorën masivisht në shërbim të PS. Ne do t’i shkojmë këtij procesi deri në fund.”