zoom

Aktualitet

Kapen në Laprakë dy të dënuar për drogë

Kapen në Laprakë dy të dënuar për drogë

Dy shtetas të dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve u arrestuan këtë të hënë nga Policia e Tiranës, gjatë operacionit të koduar “Rrjeta”.

Njëri prej tyre është Klodian Hoxha, 43 vjeç, i cili u kap në zonën e Laprakës. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Ankonës në Itali me 8 vite e 6 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike. Autoritetet shqiptare janë në bashkëpunim me homologët italianë për të përfunduar procedurat e ekstradimit të tij drejt Italisë.

Ndërkohë, në pranga ka rënë edhe një tjetër shtetas, 26 vjeç, me iniciale F. B., i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vite e 4 muaj burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Të dy ata ishin shpallur më herët në kërkim.

Operacioni u zhvillua pas një pune të mirëorganizuar hetimore dhe informacionesh operative, që çuan në lokalizimin dhe kapjen e të dy personave./ Zoom.al

Postime të lidhura