Aplikacion
Një 37-vjeçar shqiptar është dënuar me 6 muaj burg pasi u kap në një fermë kanabisi me një vlerë prej 84 mijë paund. Sipas mediave angleze ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e 9 shkurtit kur policia bastisi fermën e kanabisit dhe në derën e shtëpisë së barit është shfaqur Arbër Pula.
Pasi policia kontrolloi katin e poshtëm të shtëpisë, Pula u tha se ai ndodhej në banesë me gruan e tij, por kur efektivët kërkuan të ngjiteshin lart në katin e sipërm, shqiptari filloi të tregohej emocional. Efektivët britanikë u ngjitën në katin e sipërm dhe zbuluan një sërë bimësh kanabisi që kultivoheshin në dhomat e gjumit dhe në papafingo. 37 vjeçari shqiptar u justifikua se ai nuk ishte në dijeni të kanabisit dhe se thjesht po kalonte natën. Ai u vendos në pranga nga policia ndërsa më pas shqiptari Pula shpjegoi se ai kishte hyrë në Britaninë e Madhe prej gjashtë vjetësh dhe kishte filluar punuar në një lavazh.
Sipas tij, në një prej atyre ditëve ai ishte marrë nga shefat e tij dhe ishte dërguar në pronën Forest of Dean në orën 14:00, ku iu tha se do ta çonin në lavazh të nesërmen, por në fakt kishte përfunduar në një fermë kanabisi. Sipas avokatit të tij mbrojtës, Pula kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas duke parë gjendjen e tij të vështirë financiare ai i kishte rënë pren e botës së krimit.