zoom

Aktualitet

Ka dorëzuar prova në SPAK/ Kush është e penduara e drejtësisë që fundosi Erion Veliajn?

Ka dorëzuar prova në SPAK/ Kush është e penduara e drejtësisë që fundosi Erion Veliajn?

Hetimi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka marrë një kthesë të fortë pasi një e pandehur ka pranuar të bëhet bashkëpunëtore e drejtësisë.

Adela Kondakçiu, e njohur si “truri financiar” i Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt, ka dorëzuar prova kyçe për skemat e dyshuara të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Burime pranë hetimit thonë se Kondakçiu ka dhënë dëshmi të hollësishme, duke dorëzuar kontrata, bilance dhe biseda të siguruara nga telefonat e sekuestruar. SPAK ka tashmë në dispozicion dëshmi të 97 personave dhe dhjetëra dokumente financiare, që pritet të forcojnë akuzat ndaj Veliajt, Ajola Xoxës dhe të pandehurve të tjerë.

Si bashkëpunëtore e drejtësisë, Kondakçiu do të përfitojë ulje dënimi sipas ligjit në përfundim të procesit./ Zoom.al

Postime të lidhura