zoom

Slider

Jude Bellingham mahnit në “El Clasico”, Reali thyen katalanasit

Jude Bellingham mahnit në “El Clasico”, Reali thyen katalanasit

Real Madridi tregon forcë dhe karakter në “Camp Nou”, duke mundur 2-1 me përmbysje Barcelonën.

Jude Bellingham nuk pushon së mahnituri duke shënuar një dopietë në debutimin e tij në El Clasico dhe i jep fitoren Real Madridit.

Mesfushori anglezi fillimisht gjen golin e barazimit me një silur nga jashtë zonës që i lejon Real Madridit të arrijë për momentin Barcelonën.

Më pas Bellingham shënon golin e fitores në minutën e 92-të që përfundoni përmbysjen e “Los Blancos”, pas topit të servirur nga Modriç.

Luka Modriç e festoi ndeshjen e tij të 500-të me fanellën e bardhë me një fitore emocionuese!/zoom.al/