zoom

Politikë

Jorida Tabaku: Ajo që kanë dëgjuar shqiptarët sot është gjuha e vërtetë e Erion Veliaj

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar pas audiopërgjimeve të publikuara nga FSHSH, ajo deklaron se shqiptarët sot panë fytyrën e vërtetë të Veliaj. 

 

Postimi  i plotë

“Ajo që kanë dëgjuar shqiptarët dhe veçanërisht qytetarët e Tiranës sot është gjuha e vërtetë dhe fytyra e vërtetë e Erion Veliaj, kryebetonierit të Tiranës.

Fyerjet dhe kërcënimet e tij drejtuar figurave të nderuara të qytetit të Tiranës dhe që kanë nderuar me mundin dhe djersën e tyre bluzen e Tironës tregojnë se sa larg të qenurit i pari i Tiranës është ai njeri.
Si çdokush që ka uzurpuar dhe nuk ka fituar atë pozicion ai po tregon se sa larg adeteve dhe sjelljes prej qytetari është ai.
Fyerjet dhe kërcënimet që i ka drejtuar ndaj atyre janë tregues i qartë i hipokrizisë së tij të thellë që e ka karakterizuar prej kohësh. Të mendosh që pak ditë më parë ai gjoja postoi një foto të gëzuar me figurën e nderuar të Sul Memës, familja e të cilit ka dhënë shumëçka për këtë qytet e atë fanellë. E vërreta në fakt paska qenë se ai ka fyer Memën njësoj si shumë të tjerë.
Në fakt, këto sulme dhe linçime janë shenja e noterisë të asaj që Veliaj i ka bërë qytetit. Njeriu që kërcënon është në fakt qytetari që ka shkatërruar fushat e futbollit në Tiranë duke ngritur pallate betoni.
Shenja të një njeriu që megjithëse ka në CV shkollimin jashtë nuk beson as tek demokracia dhe as tek institucionet e pavarura por përdor SPAK dhe Prokurorinë si qen sulmi ndaj atyre që ai i sheh si kundërshtarë.
Sjellja e tij dëshmon dhe mentalitetin që ka ai dhe forca e tij politike. Siç edhe u dëgjua, Veliaj dhe socialistët duan që çdo pushtet në Shqipëri të jetë nën hyqmin e tyre.
Për pushtet ata janë të gatshëm të shkatërrojnë, poshtërojnë, kërcënojnë dhe të arrestojnë qoftë dhe me pa të drejtë këdo.
Kjo është në fakt mënyra se si ato kanë manaxhuar të fitojnë me padrejtësi dhe me përdhunë çdo pushtet politik në vend.
Prandaj sot është më e rëndësishme që të ngrihemi kundër kësaj sjellje arrogante dhe prepotente të një njeriu që i ka vjedhur qytetit bukurinë, i ka shkatërruar historinë, e ka plaçkitur nga burimet natyrore për t’u pasuruar dhe për të pasuruar njerëzit si ai.
Tirona është e urtë por jo e pastërvitur për të larguar udhëheqës të tillë, shumë shpejt ai do ta marrë mësimin e tij pikërisht nga qytetarët e kësaj Tirone që kërcënon dhe shantazhon kaq paturpërsisht.
Pas audiopërgjimit, reagoi edhe Erion Veliaj
Reagimi i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj:

“U qëndroj një për një atyre që kam thënë në atë palo përgjim të Federatës së Futbollit, e cila në vend se të garantojë barazinë e garës për kreun e saj, angazhohet në përgjime dhe shantazhe për llogari të beut të saj! Bashkia e Tiranës është aksionere e Klubit të Futbollit “Tirona”, prandaj askush të mos ngatërrojë përkatësinë time në PS me përfshirjen time si aksioner në këtë proces zgjedhor të manipuluar nga beu i FSHF-së, apo të nxjerrë jashtë konteksti një bisedë djemsh, si në çdo fushë futbolli para ndeshjes! “Pavarësia” e FSHF-së nuk mund të jetë gjethe fiku për një mbret lakuriq që është kthyer në neverinë e aksionerëve e dashamirësve të futbollit shqiptar, i cili thjesht nuk e ka pëlqimin tonë si një prej aksionerëve.”