zoom

Aktualitet

“Jam polic, kam ardhur të të arrestoj” – Qytetari në Tiranë lë takim me eksortat dhe i zhvat

Një qytetar u arresuta mbrëmjen e kësaj të hëne në Tiranë si i akuzuar për mashtrim.

Ai u vu në pranga nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore sepse prezantohej si polic te prostitutat e luksit, me qëllimin për t’i zhvatur.

Pasi fliste me to në rrjetet sociale, ai shkonte tek eksortat, duke i njoftuar se kishte shkuar për t’i arrestuar.

Por që ato t’i shpëtonin prangosjes, ai kërkonte në këmbim prej tyre marrëdhënie seksuale dhe para.