zoom

Lajme

”Jam i dashuruar jashtë”- Në romancë me fermeren, por Adioni i lidhur me këngëtaren e njohur?

”Jam i dashuruar jashtë”- Në romancë me fermeren, por Adioni i lidhur me këngëtaren e njohur?

Raporti mes Adionit dhe Fabiolës brenda formatit Ferma VIP 3 vijon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut, teksa afrimiteti i tyre në ekran ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale.

Dy konkurrentët shfaqen shpesh pranë njëri-tjetrit, duke krijuar përshtypjen e një lidhjeje në zhvillim. Megjithatë, situata mbetet e paqartë, pasi vetë Adioni ka lënë të kuptohet gjatë qëndrimit në fermë se në jetën e tij jashtë ekziston një person i rëndësishëm. Ai ka theksuar se nuk është në një lidhje zyrtare, por deklaratat e tij kanë hapur vend për interpretime të ndryshme.

Në media rozë janë përmendur edhe aludime për një lidhje të mundshme të mëparshme me këngëtaren Diona Fona. Sipas këtyre raportimeve, ajo mund të ketë qenë pjesë e jetës së tij para hyrjes në spektakël, por deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga palët.

Zërat për një raport mes tyre nuk janë të rinj, pasi Adioni dhe Diona kanë bashkëpunuar edhe më herët në projekte muzikore, ndërsa një tjetër bashkëpunim ishte paralajmëruar pak para nisjes së spektaklit

Postime të lidhura