zoom

Lajme

Ish-eksperti i Trump nxjerr foton e Ramës me McGonigal: Njëri është i burgosur…a do të rrëzohet dhe tjetri?

Ish-eksperti i Trump nxjerr foton e Ramës me McGonigal: Njëri është i burgosur…a do të rrëzohet dhe tjetri?

Eksperti politik amerikan, George Papadopoulos, reagoi me një postim në rrjetet sociale pasi Edi Rama u bë lajm viral në botë për talljen që i bëri presidentit amerikan, Donald Trump.

Papadopoulos postoi një foto të Edi Ramës me ish-agjentin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

Në postim, ai i kujton Ramës fatin që e pret.

“Charles McGonigal është fotografuar këtu me kryeministrin shqiptar ndërsa ai po pranonte ryshfete. Ai gjithashtu drejtonte hetimin “Crossfire Hurricane” me Comey në të njëjtën kohë. Ai tani është i burgosur. A do të rrëzohet edhe ai?”, shkruan Papadopoulos.

Ky i fundit është autor i njohur dhe në vitin 2016, ai ka qenë këshilltar për politikën e jashtme në fushatën e Donald Trump.

Ai është më i njohur për rolin e tij në hetimin mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.

Pikërisht në këtë hetim të stisur kundër presidentit Donald Trump është implikuar edhe McGonigal.

Postime të lidhura