Aplikacion
“Një ditë në një nga ato pemë do të varet si shembull”, kështu deklaronte kryeministri Edi Rama disa vite më parë për kryebashkiakun socialist të Tiranës, Erion Veliaj.
Nuk dimë të themi nëse paralajmërimi i kreut të PS-së, ishte ironi apo e vërtetë, por ajo që dihet është se Erion Veliaj, 6 vite pas asaj deklarate është në “lupën” e SPAK-ut.
Kryebashkiaku po përballet me probleme me drejtësinë, ku është vendosur nën hetim pasuror nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa është i dyshuar si i përfshirë në disa afera si ajo e inceneratorit inekzistent të Tiranës dhe dosja “5 D”.
Dhe paralajmërimi i Ramës se Erion Veliaj nuk e kishte të gjatë teksa shprehej se “padiskutim do të marrë goditjen e duhur” duket si profeci.
“Erion Veliaj mund të dalë në televizor sa të dojë, mund të mbjellë pemë sa të dojë, por një ditë në një nga ato pemë do të varet.
Do të varet si shembull që në këtë parti grupet armiqësore do të vazhdojnë të marrin goditjen e duhur, nuk diskutohet”, tha Rama.
View this post on Instagram