zoom

Sport

Inzaghi në pikëpyetje, Inter po mendon të afrojë trajnerin që e shpalli kampion

Sezoni i dytë në Angli në drejtimin e Tottenham nuk po shkon sipas pritshmërive të trajnerit Antonio Conte.

Italiani po vuan nën drejtimin e Spurs-ave teksa mungesa e vazhdimësisë e detyron skuadrën nga Londra të luftojë vetëm për vendin e katërt.

Dhe, duke parë këtë situatë, duket se dëshira e trjnerit Antonio Conte është të mos e vijojë më aventurën në krye të Tottenham për sezonin e ardhshëm.

Sipas mediave britanike, Conte dëshiron të rikthehet tek Inter, madje ka mbajtur takime me drejtuesit zikaltër.

Ende nuk ka asgjë zyrtare, por fakt është se italiani ruan një marrëdhënie të shkëlqyer me drejtorin e zikaltërve, Beppe Marotta.

Nga ana tjetër, Simone Inzaghi është prej javësh në diskutim pasi zikaltërit në këtë sezon janë jashtë garës së titullit.

Inzaghi ka një kontratë me Interin deri në vitin 2025, mirëpo rezultatet dhe ideja e rikthimit të Contes “josh” së tepërmi Interin. /zoom.al/