zoom

Aktualitet

Integrimi në BE/ Rama me gjysmën e qeverisë nën akuzë, bën fajtore opozitën

Integrimi në BE/ Rama me gjysmën e qeverisë nën akuzë, bën fajtore opozitën

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të diel duke sulmuar opozitën, e cila sipas është fajtore pse Evropa ka ndaluar negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë.

Rama ka anashkaluar faktin që e besuara e tij, Belinda Balluku ishte testi kyç për të personalisht, por edhe për qeverisjen e tij. Dhe këtë e deklaruan në Tiranë përfaqësuesit e Parlamentit Evropian.

Në podkastin “Flasim”, ai kritikoi opozitën për mënyrën se si prezanton zhvillimet në vend, duke theksuar se shumë çështje të rëndësishme për Shqipërinë identifikohen vetëm me “një luftë mizerabël politike”.

Rama: Ajo që është më shqetësuesja, për sa më takon dhe për sa na takon, është se nuk flitet, nuk komunikohet e nuk diskutohet për punët e Shqipërisë. Po përkundrazi, punët e Shqipërisë identifikohen vetëm me një luftë mizerabël politike dhe me një përpjekje të vazhdueshme të kujtdo që është në anën e kundërt me ne, që qeverisim Shqipërinë, për të bërë çmos që punët e Shqipërisë të mbulohen me ziftin e dëshpërimit të tyre, me baltën e të gjithë urrejtjes, mllefit, inateve të tyre.

Rama pranoi se Shqipëria ka probleme dhe ka ende shumë punë për të bërë, por theksoi se vendi “punon dhe punët e Shqipërisë, në tërësi, janë në vijë”. Sipas kryeministrit, opozita duhet të mbyllë gojën, nuk duhet të denoncojë kapjen e shtetit apo grabitjen e zgjedhjeve.

“Shqipëria ka probleme, patjetër. Ne kemi shumë punë për të bërë, pa dyshim; jo çdo punë e kemi bërë si duhet dhe sa duhet, kjo nuk ka diskutim, por ama Shqipëria punon dhe punët e Shqipërisë, në tërësi, janë në vijë”,- deklaroi kryeministri.

Më tej vijoi:

RamaËshtë në vijë procesi më i rëndësishëm historik i anëtarësimit në Bashkimin Evropian, me negociatat që vazhdojnë dhe, në ndërkohë, gjithçka që thuhet kur vjen puna te negociatat lidhet me gënjeshtrën e madhe se: “ato janë bllokuar”, “ato janë ndaluar”, “ato janë penguar”, për arsye të mosarsyes së të gjithë atyre që synojnë ta pengojnë Shqipërinë për të luftuar qeverinë. E vërteta e thjeshtë është se kjo punë e madhe e Shqipërisë vazhdon përditë e përditë e përditë dhe, së shpejti, përsëri, siç kemi pasur në procesin e hapjes së kapitujve, do të kemi lajme shumë të mira për të gjithë”./ Zoom.al/

Postime të lidhura