zoom

Aktualitet

Ikin dritat në Lezhë, banorët në terr prej 12 orësh

Ikin dritat në Lezhë, banorët në terr prej 12 orësh

Banorë të disa zonave rurale në qarkun e Lezhës po përballen me mungesë të energjisë elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, ndërsa situata vijon edhe në orët e para të ditës së sotme. Ndërprerja e zgjatur ka shkaktuar vështirësi në jetën e përditshme të familjeve, sidomos për ngrohjen, gatimin dhe funksionimin e pajisjeve bazë.

Sipas informacioneve nga terreni, pa furnizim me energji kanë mbetur Balldreni, Torovica, Malecaj, si edhe fshatra të tjerë përreth këtyre zonave. Mungesa e dritave ka krijuar shqetësim mes banorëve, të cilët kërkojnë ndërhyrje sa më të shpejtë për rikthimin e normalitetit.

Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar që të sqarojë shkakun e ndërprerjes, nëse bëhet fjalë për defekt në rrjet, mbingarkesë apo faktorë të lidhur me kushtet atmosferike. Po ashtu, nuk është bërë e ditur as një afat i mundshëm për rikthimin e energjisë./ Zoom.al

Postime të lidhura