Aplikacion
Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ndodhet i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po merr trajtim të specializuar mjekësor. Ai u paraqit me shqetësime në frymëmarrje dhe u vendos nën kujdesin e mjekëve në repartin e terapisë intensive.
Sipas burimeve spitalore, pas vlerësimeve të kryera nga ekipi i kardiologjisë dhe aritmologjisë, u vendos implantimi i një pacemaker-i me dy dhoma, një pajisje që ndihmon në rregullimin e ritmit të zemrës kur ai është i ngadaltë ose i çrregullt.
Pas ndërhyrjes, gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe mjekët raportojnë shenja përmirësimi.
Ai vijon të mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor./ Zoom.al
Meteorologia paralajmëron: Shqipërinë e pret një valë e fortë të nxehti, temperaturat deri në 40°C


