zoom

Aktualitet

Alfred Moisiu del nga spitali

Alfred Moisiu del nga spitali

Pas 5 ditësh i shtruar, ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu ka dalë këtë të hënë nga spitali.

Ai u dërgua me urgjencë në QSUT të mërkurën në darkë për shkak të problemeve me zemrën.

Pas vlerësimeve të kryera nga ekipi i kardiologjisë dhe aritmologjisë, u vendos implantimi i një pacemaker-i me dy dhoma, një pajisje që ndihmon në rregullimin e ritmit të zemrës kur ai është i ngadaltë ose i çrregullt.

Pas ndërhyrjes, gjendja e tij paraqitet e përmirësuar, prandaj u vendos dalja nga spitali.

“Faleminderit President Moisiu për besimin e treguar ndaj mjekëve të QSUT! Ju urojmë shëndet të plotë dhe jetë të gjatë!”, shkruan stafi spitalor i QSUT./ Zoom.al

Postime të lidhura