zoom

Aktualitet

I shkroi partneres dhe më pas iku tek Qytet Studenti, çfarë filmuan kamerat e sigurisë para se të “zhdukej” Daniel Shima

I shkroi partneres dhe më pas iku tek Qytet Studenti, çfarë filmuan kamerat e sigurisë para se të “zhdukej” Daniel Shima

Daniel Shima qëndroi “i zhdukur” 10 orë dhe më pas u shfaq, por shumë detaje mbeten ende mister.

Të mërkurën nëna e 34-vjeçarit, ish-zv.drejtor i AKSHI, denoncoi në komisariatin nr. 1 se kishte humbur kontaktet me të birin. Denoncimi u bë pas nëna e Shimës, ishte informuar nga partnerja dhe njëherazi avokatja e të birit, se ai i kishte shkruar një mesazh me tekstin “po me arrestojnë”.

Pasi familjarët verifikojnë se ish-zyrtari i lartë i AKSHIT nuk ishte arrestuar për ndonjë vepër penale denoncojnë humbjen e kontakteve. Nga verifikimet rezulton se Shima ishte ngjitur në makinën e tij në qytetin studenti ku është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe është ndjekur deri në dalje të tunelit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Pas dhjetë orësh, kur policia sekuestroi dhjetëra kamera sigurie dhe mori në pyetje persona që mund të kishin dijeni Daniel Shima u kthye dhe tha se ishte larguar me dëshirë, pas një konflikti me partneren e tij.

Por ai nuk dha asnjë shpjegim ku qëndroi përgjatë atyre 10 orëve, cilët janë personat që takoi, përse udhëtoi në drejtim të Elbasanit si dhe më thelbësorja përse i shkroi mesazh partneres së po më arrestojnë.

Policia pritet të rimarrë në pyetje Shimën./Zoom.al

Postime të lidhura