zoom

In Zoom

ASAF BARAZANI, i dyshuari për pastrim parash në Amsterdam merr licensën për bastet sportive?

Rikthimi i basteve sportive në Shqipëri, në versionin online, ka rikthyer dyshimet se kjo industri do të përdoret gjerësisht për patrim parash.

Kryeministri Edi Rama e juftifikon vendimin me nevojën për t’i taksuar milionat që qarkulluan në të zezë pas mbylljes së lojërave të fatit në operacionin “Fundi i Marrëzisë” në vitin 2018.

Por dyshime të mëdha qëndrojnë mes deklaratave të tij, nevojës së disa kompanive për të marrë në dorë këtë treg fitimprurës dhe konstatimeve se rrjeti i basteve është një mundësi e artë për të patruar paratë.

LICENSAT DHE KOMPANITË E KUMARIT

Qeveria ka parashikuar 7 licensa për bastet online dhe në krye të listës për t’i marrë ato janë kompanitë e kumarit.

Në Shqipëri, kompanitë e kumarit operojnë në Tiranë dh në Vlorë.

  1. Në Mak Hotel Tirana (ish -Sheraton) operon “Royal Eagle Casino”, e Infinity Investment, që zotërohet nga Bledar Sinani dhe austriaku Johannes Ëeissengruber, ish -pronarë të basteve sportive “APEX”.
  2. Tek Tajvani zhvillon aktivitetin “Regency International Casino Tirana”, e Skënderj Sulajt dhe Avni Braçajt.
  3. Në hotel Plaza Maritim ndodhet “Grand Casino Tirana” e kompanisë Adria Entertainment, me aksionerë shoqërinë “APEX” (Sinani – Ëeissengruber me 80 % dhe Kastriot Ndoja me 20 %). Licensa u dha në kundërshtim me ligjin, pais Plaza nuk e kishte marrë ende certifikimin si hotel me 5 yje i një marke ndërkombëtare.
  4. Në hotel Mariott, në kullën e stadiumit “Air Albania” operon “Arena Casino”. Edhe kjo kazino vepron në kundërshtim me ligjin, pasi Mariott nuk është certifikuar ende. Për më tepër “Arena Casino” është jashtë strukturës së hotelit.
  5. Në stadiumin “Air Albania” ushtron akvititetin edhe kazinoja “Space X” me ortak “Ë-CZ Holdings s.r.o.”shoqeri e së drejtes së Republikes Ceke dhe “ALB-STAR” Shpk, me pronar Idajet Ismailajn, biznesmenin që ka ndërtuar stadiumin duke përfituar kullën që ngrihet mbi të.
  6. Në Vlorë, një kazino operon në “Maritim Marina Bay Resort & Casino”.
  7. Po në Vlorë ushtron aktivitetin edhe Casino Vlora, me administrator Kejsi Bleta dhe aksionerë Francisca Ditte Hannah Brandjes (10 % – pa të drejtë vote) dhe Asaf Barazani (90 % – me të drejtë vote), me origjinë të kapitalit të krijuar në Holandë dhe Izrael.

Siç shihet, numri i kompanive që zotërojnë kazinotë është i njëjtë me atë të licensave.

ASAF BARAZANI, IZRAELITI I DYSHUAR PËR PASTRIM PARASH NË AMSTERDAM

Siç rezulton nga të dhënat e mësipërme, të marra në zyrat shtetërore, një prej këtyre kompanive drejtohet nga izraeliti Asaf Barazani.

Familja e tij është shumë e përfolur në Amsterdam, ku zhvillon një biznes hotelerie, baresh dhe restorantesh në zonën më të njohur të kryeqytetit të Holandës.

Mediat holandeze flasin gjerësisht mbi aktivitetin e dyshimtë të Barazanit dhe e referojnë atë si “mafia kosher”, një prej rrjeteve mafioze më të njohura izraelite në botë.

Familja Barazani është bastisur disa vite më parë nga Departamenti i Drejtësisë, nën dyshimin për pastrim parash.

Ndërsa në muajt e fundit, grupet kriminale në Izrael raportohet se kanë kryer sulme me bomba kundër interesit të Admon Barzilait, vëllait të Asaf Barazanit. Mediat holandeze shkruajnë se “autoritetet i shohin si paralajmërime për Barazanin”, pasi “besohet se Barazani i detyrohet para sindikatës së krimit Ramat Amidar”.

Por pavarësisht dyshimeve se merret me pastrim parash, Asaf Barazani ka mundur të marrë një licensë për kazino në Shqipëri dhe përflitet si një prej kandidatëve potencialë për të marrë edhe një prej 7 licensave të basteve online. /Zoom.al