zoom

Politikë

Deputeti i PD-së Luan Baçi: Ja kush do t’i kontrollojë bastet në të ardhmen në Shqipëri

Deputeti i PD-së Luan Baçi është shprehur se bastet në vendin tonë nuk do të kontrollohen vetëm nga shteti, por dhe nga grupet e interesit, që sipas tij do të kenë licensa private.

Në një intervistë në media, ai tha se grupet e interesit do të bashkëpunojnë me qeverinë në mënyra të ndryshme, ndërsa shtoi se në lidhje me këtë çështje duhet të bëhet transparencë.

“Duhet të diskutojmë me grupet e interesit dhe diskutimet me ta bëjnë që vërtetë të këtë njw ligj të mirë për problematikat që lindin në fusha të tilla. Sinqerisht jam i sigurt që kriteret që do vendosen do të jenë të tilla që nuk do të jenë për të gjithë njëlloj. Nuk mendoj se bastet do te jenë 100% në duart e shtetit, do të ketë liçenca private. Informacionet më të plota i kanë grupet e interesit. Ata bashkëpunojnë me pjesë të qeverisë në mënyra të ndryshme. Do të kenë se s’bën licenca dhe privatët”.

Baçi ndër të tjera theksoi se bastet sportive gjatë kohës që u mbyllën nga shteti u fuqizuan më shumë.

“Arsyeja e mbylljes tyre nuk ka qenë propaganda bajate që thoshte Rama. Por e vërteta nuk ka qenë kështu, kanë qenë ndërhyrjet e forta të atyre sipërmarrësve të fuqishëm të këtij biznesi. Por edhe pse u mbyllën bastet u fuqizuan dhe më shumë. Ka raste dhe fakte qe ka individë që punojnë në bashkëpunim me policinë, të kontrolluara nga policia. Biznesi është në një luftë të përhershme me shtetin. Shteti është ai që për të kontrolluar një biznes duhet ta bëjë me mënyra lehtësimi dhe jo me mënyra shtrëngimi“, shtoi ai.