zoom

Aktualitet

EMRI/ I dënuari për vrasje kapet me pistoletë në Durrës

EMRI/ I dënuari për vrasje kapet me pistoletë në Durrës

Një 28-vjeçar, i dënuar më parë për vrasje, është vënë në pranga në Durrës pasi u kap duke lëvizur i armatosur me pistoletë.

I riu Edrin Varaku u kap nga blutë teksa udhëtonte me automjet, ku ndodhej si pasagjer, në lagjen nr. 13 të qytetit.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën e posedonte pa leje.

28-vjeçari, banues në Shijak dhe i dënuar më parë për vrasje e armëmbajtje pa leje, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Edrin Varaku rezulton se në vitin 2013, në atë kohë vetëm 15 vjeç, vrau pas një konflikti bashkëmoshatarin e tij Adriatik Tota.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. L., 25 vjeç, banues në Shijak, u procedua penalisht në gjendje të lirë për “Moskallëzim të krimit”.

Gjatë ndërhyrjes u sekuestrua edhe arma e zjarrit pistoletë, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Postime të lidhura