Aplikacion
Një 30-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Sarandës pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri në automjet, gjatë një kontrolli të befasishëm në qytet.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku shërbimet policore kanë lokalizuar dhe ndaluar një automjet të dyshimtë që drejtohej nga shtetasi D. Z., 30 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit të ushtruar si ndaj personit ashtu edhe në brendësi të mjetit, efektivët kanë gjetur një pistoletë dhe një krehër me fishekë. Armët janë sekuestruar menjëherë në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që ai përdorte./ Zoom.al
Protestuesit lënë mesazhin gjigand në Bulevard: Nuk na përfaqësoni/ Pankartë me 140 krimba

