Aplikacion
Një 50-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafikim të lëndëve narkotike.
Në pranga ka rënë shtetasi Bledar Mansaku, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Firence, Itali, me 7 vite burg për veprën penale të trafikimit të drogës. Vendimi ndaj tij është dhënë në vitin 2024.
Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.
Ish-kreu i bashkisë Prishtinë, Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burg
