zoom

Lajme

Horoskopi për javën e fundit të tetorit, cila shenjë do të marrë lajme të mira në aspektin profesional

Horoskopi për javën e fundit të tetorit, cila shenjë do të marrë lajme të mira në aspektin profesional

Astrologia Meri Gjini bëri parashikimin e horoskopit për secilën shenjë për javën e fundit të tetorit.

Ajo tha në “Vizion Plus” se kjo do të jetë periudha më dinamike e muajit dhe se shenjat do të marrin vendime të rëndësishme.

Dashi – Energjia fizike është në kulm. Lëvizjet e duhura dhe komunikimi i hapur i ndihmojnë të zgjidhin çështje që lidhen me punën, shtëpinë ose mirëqenien personale.

Demi – Periudhë e mirë për të krijuar harmoni në përditshmëri. Venusi lehtëson situatat dhe sjell stabilitet emocional dhe praktik.

Binjakët – Mund të mbyllin shpejt pengesa të vogla të jetës së përditshme. Kujdesi për veten dhe organizimi sjellin qetësi mendore.

Gaforrja – Mbështetja nga dikush me peshë në jetën e tyre mund të sjellë zgjidhje për çështje familjare dhe emocionale.

Luani – Mbyllje e dosjeve të vjetra dhe lajme të mira në aspektin profesional. Telefonatat dhe kontaktet e reja sjellin optimizëm.

Virgjëresha – Përparim në çështje ekonomike dhe pune përmes takimeve dhe komunikimeve të dobishme, sidomos në orët e paradites.

Peshorja – Mundësi për përmirësim financiar dhe propozime të favorshme që sjellin më shumë siguri dhe buzëqeshje.

Akrepi – Marsi u jep iniciativë. Mund të nisin projekte apo të ngrenë ritmin në karrierë me rezultate të prekshme.

Shigjetari – Zgjidhje për probleme që kanë zvarritur. Rikuperim i raportit me njerëzit e rëndësishëm dhe nxitim pozitiv në punë.

Bricjapi – Takimet miqësore dhe profesionale japin rezultate. Projekti të reja marrin formë me mbështetje nga rrethi shoqëror.

Ujori – Fund i pasigurisë në punë. Vlerësime dhe përgjigje pozitive për ata që presin zhvillime profesionale.

Peshqit – Përqendrimi te financat dhe çështjet praktike sollin përmirësim. Mundësi për të hequr barrë ekonomike dhe për të parë më qartë hapat e radhës./ Zoom.al

Postime të lidhura