zoom

Aktualitet

Historiania shpërthen ndaj Ramës: E trajton Shqipërinë sikur ia ka lënë i ati me të ëmën

Nisma për krijimin e një shteti Bektashi brenda territorit të Shqipërisë, ka nxitur reagim të fortë publik.

Edhe historian Elena Kocaqi ka konsideruar të pabesueshme, idenë që kryeministri Rama hodhi pak ditë më parë,
“Të dalë kryeministri i një vendi dhe të vërë në pikëpyetje sovranitetin e vendit, kjo është e paprecedentë në historinë botërore. Për mua është një nga aventurat më të rrezikshme të gjithë karrierës politike të Edi Ramës, sepse gjatë gjithë karrierës së tij ka bërë aventura në politikën e jashtme, por kjo është një aventurë kaq e rrezikshme….”, tha Kocaqi në A2 CNN.

Sipas Kocaqit, nisma e kreut të qeverisë është në kundërshtim me ligjislacionin në vendin tonë dhe disa nene të Kushtetutës.

“Kushtetuta mund të ndryshohet për çdo gjë në lidhje me organizimin e brendshëm të vendit. Por në lidhje me Pavarësinë, sistemin demokratik dhe të drejtat e njeriut, janë vendosur me rezervë kushtetuese që nuk ndryshohen, as me referendum e as nga Parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese e hedh poshtë.”, tha ajo, duke sulmuar ashpër kryeministrin.

“Edi Rama e trajton territorin e Republikës së Shqipërisë sikur ia ka lënë i ati me të ëmën dhe jo sikur është territor i të gjithë shqiptarëve. Kush është Edi Rama të diskutojë territorin e Republikës së Shqipërisë. Vepra për të negociuar territorin e një vendi është më e lartë se akti terrorist, është më e lartë se krimet kundër njerëzimit, më e lartë se gjithë krimet që mund të bëjë, një kodin penal, një individ.”

Kryeministri Rama e bëri të ditur idenë e tij fillimisht për prestigjozen Neë York Times më pas e shpalosi edhe gjatë fjalës së tij në Asamblenë e përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Sipas Ramës, krijimi i një shteti Bektashi, të stilit të Vatikanit, ka për qëllim promovimin e harmonisë fetare.