zoom

Slider

Hasani merr “për dore” Tiranën me një dopietë, Teuta bie në kryeqytet

Tirana mposhti Teutën 2-0 në stadiumin “Selman Stërmasi”, në takimin e vlefshëm për javën e 11-të të Superiores.

Protagonist i ndeshjes ishte sulmuesi Florent Hasani, i cili realizoi një dygolësh dhe u ngjit në kuotën e 8 rrjetave.

Sfida u zhbllokua në minutën e 12 nga Hasani me një supergol dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.


Goli që vulosi lojën u shënua në minutën e 82-të. Ishte sërish Hasani ai që realizoi, por kësaj here nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas kësaj ndeshje Tirana rikthehet tek fitorja dhe ngjitet në vendin e 3-të në kampionat me 17 pikë, ndërsa Teuta mbetet në vendin e 9-të me 11 pikë. /zoom.al/