Aplikacion
Hajduti shqiptar Dorian Puka, i cili jeton në Mbretërinë e Bashkuar pavarësisht se është deportuar dy herë, ka shfaqur pasurinë e tij duke pozuar me një Lamborghini me vlerë 185.000 paund dhe disa orë luksoze, shkruan media britanike Daily Mail.
29 vjeçari me veshje Gucci, është burgosur dhe dëbuar dy herë nga Britania pasi kreu një sërë grabitjesh në Londër, por arriti të rikthehej në fund të vitit 2020.

Ai nuk mund të dëbohet nga vendi për herë të tretë derisa të trajtohet kërkesa e tij e fundit për azil dhe secila prej tyre i kushton taksapaguesve mesatarisht 12,000 paund.
Që kur është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar, Dorian Puka ka ndarë disa video në rrjetet sociale duke u mburrur për stilin e tij të jetesës luksoze.

Në serinë e tij të fundit të postimeve në TikTok, ai filmoi veten duke drejtuar një Lamborghini Urus V8 të vitit 2022, me vlerë rreth 184.950 paund dhe me një orë dore Patek Philippe Aquanaut prej 45.000 paundë.

Një tjetër video shihet pas timonit të një Mercedesi, ndërsa mbante në dorë një Rolex Daytona me vlerë 24.000 £. Ora të tjera të shfaqura në videot e tij përfshijnë një Rolex Day-Date, me vlerë deri në 53,000 £, dhe një Rolex GMT-Master II me vlerë 17,000 £.
Dorian Puka ka shfaqur më parë edhe makina të tjera luksoze, duke përfshirë një Porsche Cayenne me vlerë 75,000 £, një Mercedes G-Wagon me vlerë 130,000 £, Bentley Bentayga me vlerë 155,000 £, një BMW X5 me vlerë 55,000 £, një Mercedes AMG me vlerë 46,000 £ dhe një Jaguar XF me vlerë 35,000 £, sipas medias britanike.
Kush është Dorjan Puka
29-vjeçari nga Lezha që ka bërë bujë në mediat britanike për videot e tij luksoze në TikTok ndërsa përballet me deportimin nga Mbretëria e Bashkuar, rezulton të ketë lidhje të tërthorta edhe me një skandal në sistemin e drejtësisë shqiptare. Sipas “The Telegraph”, Puka ka kaluar vitin e fundit duke publikuar pamje me Lamborghini, Ferrari dhe koleksione Rolex-esh, ndërkohë që kërkesa e tij për azil është ende në shqyrtim dhe autoritetet britanike deklarojnë se nuk mund ta largojnë pa u mbyllur procedura.
Në Shqipëri, emri i Pukës lidhet me një tjetër çështje të ndjeshme, burime mediatike raportojnë se bashkëshortja e kryeprokurorit të Fierit, Elion Mustafaj, prej vitit 2020 rezulton e punësuar në kompaninë amerikane “Puka LLC”, të krijuar dhe administruar nga vetë Dorian Puka, i dënuar dy herë në Britani për vjedhje. Dokumentet e deklarimit të pasurisë tregojnë se kjo lidhje është e evidentuar prej vitesh, ndërsa ndaj Mustafajt vijojnë edhe akuza të tjera për pazare me dosje, korrupsion dhe favorizim të subjekteve të dyshuara kriminale.
Përveç punësimit në kompaninë e Pukës, bashkëshortja e kryeprokurorit vijon të marrë pagesa edhe nga dy biznese shqiptare të lidhura me grupime të njohura të ndërtimit, ndërsa Mustafaj përballet me hetime për disa kallëzime penale dhe për menaxhim të diskutueshëm të dosjeve sensitive. Zhvillimet e reja pritet të thellojnë hetimet mbi mënyrën se si lidhjet ekonomike dhe shoqërore të familjes së tij mund të kenë cenuar integritetin e Prokurorisë së Fierit.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit