zoom

Slider

Habit ish-futbollisti i Man City-t: U dëmtova duke bërë seks, por mashtrova sikur ndodhi në fushë

Habit ish-futbollisti i Man City-t: U dëmtova duke bërë seks, por mashtrova sikur ndodhi në fushë

Micah Richards, ish-mbrojtësi anglez, i cili vitet më të bukura të karrierës i kaloi te Manchester City, ka dhënë një rrëfim të pazakontë.

35-vjeçari, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2019, zbuloi se njëherë u dëmtua teksa po kryente marrëdhënie seksuale.

“Ishte një dëmtim seksual. Po, po argëtohesha dhe ndërsa po e bëja, rrëshqita nga shtrati. Zgjata këmbën dhe lëndova muskulin tim. Sigurisht që më pas u shtira sikur u dëmtova në stërvitje. Por nuk është ky dëmtim shkaku pse u tërhoqa nga futbolli aktiv”, u shpreh Richards.

Ish-mbrojtësi luajti edhe me Aston Villa-n e Fiorentina-n, ndërkohë që 13 herë veshi fanellën e kombëtares së Anglisë. /zoom.al/