zoom

Lajme

Graciano dhe Argjira pranojnë se janë rikthyer bashkë, flasin për herë të parë pas ndarjes

Graciano dhe Argjira pranojnë se janë rikthyer bashkë, flasin për herë të parë pas ndarjes

Marrëdhënia mes Graciano Taganit dhe Argjira Spancës u vendos në qendër të vëmendjes gjatë periudhës kur balerini u rikthye për herë të dytë në shtëpinë e Big Brother VIP.

Çifti përjetoi një krisje në lidhjen e tyre, por sot ata janë sërish bashkë.

Këtë e kanë konfirmuar të dy gjatë emisionit “E Diell”, ku shprehën dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.

Pjesë nga intervista:

Graciano Tagani: Më thanë do vish në intervistë dhe jo në gjyq.

Argjira Spanca: Edhe të kanë mashtruar.

Graciano Tagani: Çdo çift kanë uljet dhe ngritjet e veta, dhe ne e kishim një ulje. Sa dola unë u ngritëm.

Beniada Nishani: Shumë veta thanë që këto po bëjnë kot.

Argjira Spanca: Edhe unë e kam lexuar këtë vërdallë që është thjesht një lojë, paçka se ata që më njohin e dinë që nuk do e bëja një gjë të tillë. Prandaj unë kam qenë pak e larguar nga mediat këtë periudhë. Tani që jemi mirë dhe e kemi folur me njëri tjetrin, nuk e kam problem të flas tashmë nëpër media për periudhën që ne kemi kaluar.

Graciano Tagani: Gjira është shumë e mbyllur për sa i përket jetës personale. Unë e kam thënë që frymoj për atë, realisht e dua shumë.

Beniada Nishani: Unë tani pres vetëm ftesën për martesën, sepse propozimi është bërë. Unë dua datën fiks.

Graciano Tagani: Ideja është që kam pasur një Big Brother të lodhshëm dhe sa të mbarojmë sezonin televiziv do të bëjmë vetëm disa pushime.

Postime të lidhura