Aplikacion
15 mijë euro është shuma që dyshohet se është grabitur mesditën e sotme në OTP bank pranë zonës së Komunës së Parisit në Tiranë.
Grabitja është bërë nën kërcënimin e një pistolete, teksa qytetari që iu morën paratë po i depozitonte ato në bankë.
Sipas raportimeve, autori ka qenë i maskuar dhe me kokore në kokë dhe pas sulmit është larguar me një monopatinë.
Policia nuk ka deklaruar detaje të tjera rreth ngjarjes dhe ende nuk ka identifikuar as autorin./ Zoom.al



