Aplikacion
Policia e Tiranës ka arrestuar punonjësin e sigurisë së OTP Bank, një ditë pas grabitjes së ndodhur në një nga degët e bankës në kryeqytet.
Sipas burimeve, roja i sigurisë akuzohet se nuk ka ndërhyrë gjatë grabitjes dhe nuk ka ndërmarrë veprime për neutralizimin e autorit, duke mos përmbushur detyrimet e tij në momentin e ngjarjes.
Nga të dhënat paraprake mësohet se grabitësi i ka marrë një qytetareje rreth 10 mijë paund, teksa ajo ndodhej brenda ambienteve të bankës për të kryer një depozitim. Po ashtu, autori ka arritur të marrë edhe një shumë parash nga arka e bankës.
Deri më tani nuk është bërë publike vlera totale e shumës së grabitur.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të grabitjes, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.